Heronjtë e Marinës Mbretërore po vëzhgojnë luftanijet ruse, që marshojnë drejt Kanalit Anglez, për të tretën herë në vetëm gjashtë muaj.

Fregata HMS Sutherland me bazë në Plymouth po shoqëron anijet e Vladimir Putin teksa lëvizin nga Deti i Veriut në drejt të Ngushticës së Dover.

Ministria e Mbrojtjes publikoi këtë të shtunë imazhe që tregonin anijen britanike, e cila ruante një distancë të afërt me anijet Soobrazitelny dhe Boiky.

Anijet moderne, rreth 100 metra të gjata i përkasin flotës baltike të Putin dhe një arsenal raketash e mitralozësh.

Ato pritet që të kalojnë nëpër Dover gjatë orëve të mbrëmjes të së shtunës.

Sekretari i Mbrojtjes Michael Fallon tha se trupat britanikë po i vëzhgojnë anijet me kujdes për t’u siguruar që Britania të jetë e sigurtë.

 

Si njësi më lartë e Marinës Mbretërore, HMS Sutherland ka për detyrë që t’i bëjnë eskortë luftanijeve që i afrohen Mbretërisë së Bashkuar dhe siç shpjegon për “The Sun” komandanti i kësaj njësie, kjo është diçka rutinë për ta.

Destinacioni i anijeve ruse mbetet ende i panjohur.

Edhe marina holandeze publikoi imazhe të anijeve që po kalonin në Detin e Veriut./tvklan.al