Ambasada ruse në Londër ka postuar një sulm të ashpër nëpërmjet rrjetit social Twitter dhe faqes zyrtare kundër qeverisë.

Rusia ka akuzuar Britaninë se kjo e fundit ka përgatitur një fushatë kundër presidentit Vladimir Putin për shkak të tensioneve me perëndimin.

3C0A965F00000578-4108528-image-a-35_1484124565889

Ambasada ruse në Londrër ka deklaruar se qeveria po përpiqej të niste një përçarje midis presidentit të zgjedhur të SHBA Donald Trump dhe Moskës.

Sulmi i furishëm erdhi nga akuzat që dolën në sipërfaqe për ndërhyrjen e Moskës, me pretendimet se është mohuar nga Trump, se Kremlini ka mbledhur një dosje ’’të pisët’’ kundër tij.

Donald Trump i cili do të emërohet president për 9 ditë ka mohuar menjëherë akuzat e lidhjeve me Rusinë duke shpërndarë një postim në Twitter ku thotë se “Gjithçka është një fushatë e nisur kundër tij”.

3C0920D300000578-4108528-image-a-44_1484128041699

Zyrtarët amerikanë thuhet se kanë përfshirë një përmbledhje dy-faqeshe të ‘kompromentimeve’ ruse për materiale – si pjesë e informimit të tyre të sigurisë për Trump, javën e kaluar.

Materiali thuhet se është bazuar në shkresat e përpiluara nga një ish-agjent i britanik i inteligjencës./tvklan.al