Rusia i ka quajtur “absurde” akuzat për përfshirje të Moskës në një tentativë për grusht shteti në Malin e Zi, vitin e kaluar.

Tentativa e dështuar për grusht shteti lidhet me një seri arrestimesh para zgjedhjeve në Malin e Zi, në tetor të vitit të kaluar.

Atë kohë, u fajësuan paramilitarët serbë dhe disa shtetas rusë.

Por, se fundmi, prokurori Milivoje Katnic ka thënë se një figurë ushtarake ruse është pas tentativës për grusht shteti.

Ai tha se një serb është ftuar në Moskë nga Eduard Sismakov, një ish-zëvendës atashe ushtarak në Poloni, me qëllim ndalimin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

Puçistët dyshohej se kishin planifikuar të vrisnin kryeministrin Milo Djukanovic.

“The Sunday Telegraph” po ashtu citoi zyrtarë britanikë të kenë thënë se plani ishte drejtuar nga oficerë të Inteligjencës ruse, me mbështetjen dhe bekimin e Moskës.

20 persona u arrestuan teksa Mali i zi Përgatitej të shkonte në votime. Prokurorë malazezë thanë se rusët Eduard Shirokov dhe Vladimir Popov ishin pas pucit të dështuar. /tvklan.al