Moska zyrtare ka paralajmëruar NATO-n se do të marrë “të gjitha masat” për të mbrojtur interesat e saj në Detin e Zi, duke paralajmëruar aleancën ushtarake më të madhe në botë për rreziqet e hyrjes në rrethin vicioz në një Lufte të re të Ftohtë.

Deklarata është bërë nga i dërguari i Rusisë në NATO, Aleksandr Grushko, e cila vjen një ditë pasi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se aleanca po ndërmerr hapa të ri kundër asaj që ai e quajti “agresioni rus.”

Do të kemi prezencë në rritje në Detin e Zi, por do të jetë e matur dhe mbrojtëse si dhe nuk do të ketë qëllim provokimin e ndonjë konflikti apo përshkallëzimin e tensioneve,

” tha të enjten Stoltenberg, në mbyllje në samitit dy ditor të NATO-s.

Në përgjigje të kësaj, ambasadori Grushko tha se Moska do të analizojë të gjithë zhvillimet dhe do të japë përgjigjen e duhutr.

Ne absolutisht do të marrim të gjitha masat e duhura për të mbrojtur në mënyrën e duhur interesat kombëtare në Rusisë në këtë rajon,

” tha Grushko, i cituar nga “Russia Today”.

Përveç zhvillimeve në Detin e Zi, i dërguari rus në NATO po ashtu paralajmëroi se rritja e dakordësuar në kontributet për buxhetin e NATO-s mund të çojë drejtë një gare të re armatimi.

Amerika ka kërkuar rritje të kontributeve për NATO-n nga vendet anëtare. Sekretari i NATO-s tha se shpenzimet e aleanës në vitin 2016 kishin shënuar rritje me 3.8 për qind.

“Rreziku është në faktin se NATO pritet të rrisë jo vetëm shpenzimet po gjithashtu edhe blerjen e armëve,” tha Grushko. “Nëse këto plane vihen në zbatim, ne mund ta gjejmë veten në situatën e një Lufte të Ftohtë,” paralajmëroi ai./tvklan.al