Rusia jep një tjetër provë të forcës së saj ushtarake duke prodhuar variantin më të fundit të avionit luftarak, MIG-35.

Zyrtarët ushtarakë rusë shpjeguan në ceremoninë e përurimit se avioni luftarak është modeli më i avancuar, me përmirësime teknike dhe në arsenal luftarak.

MIG-35 është i pajisur me edhe raketa ajër-tokë. Ai mund të arrijë një shpejtësi mbi 2700 km/h, 300 km më shpejt se paraardhësi i tij, MIG-29.

MUIG-35 është prodhim i gjeneratës së re, tha presidenti Putin në ceremoninë e përurimit.

Shfaqja e aviacionit u ndoq nga 800 kompani në 36 vende të ndryshme, të interesuara për blerjen e prodhimit të fundit të Rusisë.

/Tv Klan