gazi rusPresidenti rus Vladimir Putin ka vendosur të reduktojë furnizimin me gaz për Serbinë. Vendimi erdhi pasi Serbia nuk nënshkroi protokollin për shlyerjen e borxhit ndaj kompanive ruse të gazit.

Protokolli do të nënshkruhej gjatë vizitës së Presidentit Putin në Beograd. Por kryeministri serb Vuçiç nuk ishte dakord me pikën, ku Serbia detyrohej të shlyente deri në mars të 2015-ës, një borxh prej 200 milion dollarësh.

Pala ruse tha se do të reduktonte me 28% furnizimin me gaz për Serbinë. Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç u shpreh i zhgënjyer nga lajmi.

Një ditë më parë, Bashkimi Europian dhe Ukraina arritën marrëveshje me Moskën për furnizimin me gaz rus gjatë dimrit.

Rusët morën garancinë se Ukraina do të financohet nga partnerët perëndimorë, për të shlyer borxhin e akumuluar prej vitesh, ndaj kompanive ruse të gazit.

Tv Klan