UEFA mund të përjashtojë Rusinë nga Europiani nëse përsëriten trazirat e pak ditëve më parë nga ana e tifozëve. Vendimi u mor nga Komisioni i Disiplinës i mbledhur të martën në Paris.

Masa hyn në fuqi nëse huliganët rusë shkaktojnë probleme brenda stadiumit, ashtu si në përballjen me Anglinë gjatë sfidave të Euro 2016.

Akte të njëjta vandale nuk do të tolerohen më nga UEFA. Komisioni i Disiplinës gjobiti me 150 mijë euro Federatën Ruse të Futbollit.

Natyrisht për këto vendime ekziston edhe e drejta e apelimit. Tifozët rusë shkaktuan probleme edhe në qytetin e Marsejës, ku gjatë përleshjeve pati edhe të lënduar.

Për këto çështje po heton drejtësia franceze ku priten edhe ndëshkime penale. Huliganët po kthehen në problem për këtë Europian, pasi ka patur edhe raste të tjera përleshjesh mes tifozëve.

Tv Klan