Shqiptarët nuk duhet të jenë prezentë në zonat e banuara me serbë. Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov komenton në një konferencë shtypi zhvillimet në Ballkan.

Lavrov u shpreh se në Ballkan po rriten fuqishëm tensionet dhe se Bashkimi Europian duhet të ndërhyjë për të ndihmuar në qetësimin e situatës atje. Kështu theksoi Ministri i Jashtëm rus, të martën në një konferencë për shtyp. Po ashtu, Lavrov kërkoi që forcat etnike shqiptare nuk duhet të jenë prezente në hapësirat e populluara nga serbë në veriun e Kosovës.

Reagimet e Ministrit të Jashtëm rus, vijnë menjëherë pas incidentit në fundjavë, ku një tren i nisur nga Beogradi për të shkuar në Mitrovicë dhe i mbushur me parulla si “Kosova është Serbi” shkaktoi tensionimin e menjëhershëm të situatës në kufirin Kosovë-Serbi dhe përdorimin e deklaratave me tone luftarake nga politikanët serbë, nëse do të sulmoheshin qytetarët serbë në Kosovë. /DW