sulmet

Pas operacioneve nga ajri Rusia ndërmorri sulme me raketa kundër pozicioneve të Shtetit Islamik. Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu tha se raketat ishin lëshuar nga luftëanijet në Detin e Kaspik, nga një distancë prej 1500 km. Sipas tij, katër luftëanije bënë 26 goditje me raketa ndaj 11 shenjestrave, duke i shkatërruar ato plotësisht.

Kjo duket se është ofensiva e parë e koordinuar, prej nisjes së ofensivës ajrore të Rusisë, më 30 shtator. Gjatë një takimi me Presidentin rus Vladimir Putin, Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se sulmi me raketa nisi mengjesin e së mërkurës. Presidenti rus vlerësoi ushtrinë duke thënë se forcat e armatosura janë shumë të përgatitura.

Pas tensioneve diplomatike me Turqinë, Ministri rus i Mbrojtjes tha se “janë vendosur kontaktet me partnered turq”. Të martën, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, pas inkursioneve të avionëve rusë tha se “çdo sulm kundër Turqisë do të shihet si sulm kundër Aleancës”, mbështetur mbi doktrinën kolektive të mbrojtjes të NATO-s

Tv Klan