Inteligjenca ruse tentoi të përgjojë presidentin francez Emmanuel Macron, në kohën e fushatës.

Lajmi bëhet i ditur nga një kongresmen amerikan, i cili i intervistuar ekskluzivisht për Reuters, thotë se Moska ka tentuar të krijojë llogari të rreme në Facebook, për të mbikëqyrur dhe dëmtuar presidentin Macron, asokohe kandidat.

Rreth 20 llogari janë krijuar për të spiunuar fushatën e lëvizjes “En Marche”. Agjentë të inteligjencës ushtarake ruse, GRU, kanë tentuan të lidhnin miqësi me persona të stafit të Macron, duke u përpjekur të grumbullojnë sa më shumë informacion.

Facebook konfirmoi për Reuters se janë mbyllur disa llogari përgjuese në Francë. Shefi i sektorit dixhital të Macron ka pranuar më herët se ekspertët e sigurisë drejtojnë gishtin mbi shërbimet ruse për sulmin kibernetik, por nuk kanë prova.

Rusia akuzohet për ndërhyrje edhe në zgjedhjet presidenciale në SHBA, por Kremlini i ka mohuar vazhdimisht këto akuza. TV KLAN