Aleksej Meshkov, zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Rusisë, ka thënë që Rusia pret nga liderët shqiptarë që të mos formojnë një ushtri e cila do shkelte Rezolutën 1244, njofton Klan Kosova.

“Ne presim që liderët shqiptarë në Kosovë të heqin dorë nga themelimi i ushtrisë në mënyrën e cila shkel Rezolutën 1244, si dhe të ndalojnë së bëri deklarata provokime për kërkesat territoriale të Prishtinës, e po ashtu t’i braktisin planet e tyre nacionaliste”, ka thënë Meshkov.

Ai edhe ka kërkuar nga shqiptarët që të kujdesën më shumë për popullsinë joshqiptare në Kosovë.

“U bëjmë thirrje të bëjnë përpjekje për sigurimin e të drejtave dhe lirive për serbët e Kosovës dhe popujve tjerë joshqiptarë”.

Meshkov ka shtuar se Rusia është pro vazhdimit të dialogut Prishtinë-Beograd dhe se do të dëshironin të shihnin implementimin e marrëveshjes së arritur për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, raporton agjencia ruse e lajmeve TASS./Klan Kosova.