Policia vijon arrestimet e atyre që tentojnë t’i shmangen ligjit falë ryshfetit.

Këtë herë në pranga ka përfunduar një 42 – vjeçar nga Elbasani, i cili për të shmangur gjobën teksoi t’i jepte para efektivit të policisë.

I arrestuari është Përparim Kumara, banues në fshatin Hajdaran, ndërsa e gjithë ngjarja ndodhi në aksin rrugor Elbasan – Cërrik, në vendin e quajtur “Ura e Shkumbinit”. 42 – vjeçari u ndaluar nga patrulla e Policisë Rrugore, pasi drejtonte një kamioçinë, në shkelje të Kodit Rrugor.

Në momentin e ndalimit, Kumara tentoi t’i japë një shumë parash punonjësit të policisë rrugore për të mos marrë masë administrative.

Tashmë, 42 – vjeçari duhet të përballet me akuzën për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Ndërsa në Durrës, policia ka arrestuar një 21-vjeçar për të njëjtën vepër penale.

Në pranga ka rënë 21-vjeçari Edison Xhepi, banues në Krujë.

Sipas policisë, një ditë më parë, në aksin rrugor Fushë Krujë – Thumanë, i riu është ndaluar nga punonjësit e Qarkullimit Rrugor me qëllim kontrollin e dokumentacionit dhe ka tentuar të korruptojë efektivin duke i ofruar shumën 1 000 lekë, pasi drejtonte automjetin pa Çertifikatën e Kontrollit Teknik dhe pa taksa./tvklan.al