Për Julie Stonestreet, nga Sidnei, një teshtimë nuk do të thotë se e ka zënë gripi dhe duhet të kalojë disa ditë në shtrat. Sëmundja e saj e rrallë bën që sa herë ajo të teshtijë, të thyejë një brinjë. 42-vjeçarja gjatë jetës së saj ka thyer më shumë se 100 kocka të trupit të saj.

3B0AFA9C00000578-4000434-Julie_Stonestreet_pictured_42_from_Sydney_has_osteogenesis_imper-m-42_1480925083813

Stonestreet ka lindur me një sëmundje të rrallë të kockave të skeletit të quajtur Osteogenesis Imperfecta. Madje që në lindje ajo ka patur 14 fraktura në trup dhe ka qenë në allçi që nga mosha 1-vjeçare e deri në 5 vjeç.

“Ndonjëherë zgjohem dhe shoh se kam thyer një vertebër në gjumë. Është shumë e dhimbshme”, shprehet ajo.

3B0AFB6C00000578-4000434-image-a-40_1480924300572

Kur ka qenë 10 vjeç, Julie ka patur rreth 60 kocka të thyera në trupin e saj dhe në moshën 25-vjeçare kreu 26 operacione për t’i mbajtur kockat e saj së bashku. “Në mars rashë nga karrigia me rrota ndërkohë që isha në punë dhe theva brezin pelvik (kocka e legenit) , brinjët dhe vertebrat përreth”, shtoi ajo.

3B0AFA5D00000578-4000434-image-a-12_1480922885292

Pavarësisht sëmundjes që ka ajo nuk është ndalur para asgjëje dhe e ka jetuar jetën pozitivisht. Ajo është mësuese e kualifikuar dhe punonjëse sociale në organizatat që merren me kujdesin e personave me aftësi të kufizuar./tvklan.al