Peshqiri që përdoni pas dushit është më i pisët nga sa mendoni.

Në momentin që e përdorni, ai kthehet në një burim bakteresh të ndryshme, qeliza të vdekura, sekrecione dhe mikrobe të tjera që gjenden në banjë dhe që mund të kenë rënë në peshqir, përfshirë edhe pika uji nga tualeti.

Teksa pjesa më e madhe e mikrobeve nuk janë të dëmshme, pasi shumica vijnë nga trupi, ato janë aty dhe shumëfishohen shpejt.

Ndaj, pyetja që shtrohet është: Sa herë duhet përdorur peshqiri përpara se ta hidhni për ta larë?

“Nëse e thani totalisht, jo më shumë se tre herë”

, deklaron Philip Tierno, mikrobiolog dhe patolog në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin e New York -ut.

Duke folur për “Tech Insider” eksperti thekson se kjo vlen gjithnjë nëse e keni vendosur në një vend ku mund të ajroset totalisht. Nëse mban erë, duhet të dini se, kudo që ka erë, ka mikrobe që po rriten, ndaj dhe peshqiri duhet larë.

Peshqirët janë habitat i përshtatshëm për mikroorganizmat pasi përbajnë kushtet e favorshme për zhvillimin e tyre si, uji, temperatura e ngrohtë, oksigjen, ushqim dhe një pH neutral.

Megjithatë, Tierno shprehet se është e vështirë të thuhet nëse mikrobet që rriten në peshqir janë të dëmshëm ose jo, pasi pjesa më e madhe e baktereve që gjenden në shtëpi nuk janë të rrezikshme.

Eksperti këshillon që të bëni kujdes dhe të jeni të vetëdijshëm që pjesa më e madhe e peshqirëve janë të pisët dhe me shumë mundësi nuk po i lani aq sa duhet. /tvklan.al