Armando Sadiku debutoi me gol te Legia e Varshavës. Sulmuesi i Kombëtares realizoi vetëm pak ditë pasi kaloi te skuadra polake. Shqiptari nuk e nisi si titullar, por hyri në pjesën e dytë në përballjen me Gornik Zabrze. Sadiku realizoi në minutën e 80’ të takimit të humbur me rezultatin 3 – 1 nga Legia.

26-vjeçari depërtoi në zonë dhe me goditjen e tij nuk i dha mundësinë portierit kundërshtar të reagonte. Një disfatë për skuadrën nga Varshava, por një nisje shpresëdhënëse për futbollistin shqiptar.

Transferimi i tij nga Zurich kushtoi 1 milionë e gjysmë euro, një nga më të shtrenjtët në Poloni, pa llogaritur pagën e futbollisit që do të përfitojë 600 mijë euro në sezon për 3 vitet e ardhshëm. TV KLAN