Futbollistët e Kombëtares në Superligën e Zvicrës shkëlqyen në ndeshjet e javës së 22-të. Armando Sadiku shënoi golin e fitores 1 – 0 të Lugano në fushën e St. Gallen.

Goli i tretë radhazi në po aq ndeshje për sulmuesin shqiptar, që e largon akoma më shumë skuadrën e tij nga zona e rënies. Kjo bëri që Sadiku të bëhet pjesë e formacionit të javës të gazetës më të madhe në vend “Blick”.

Afrimi i tij po jep efekt dhe vetëm me golat e Armando Sadikut, Lugano ka marrë 4 pikë. Në mesfushë është përfshirë edhe Taulant Xhaka.

Gazeta e cilëson si shefin në atë pozicion, madje duke qenë ndihmë për mbrojtjen dhe sulmin. Ekipi i tij Basel fitoi 3 – 1 me Luzern dhe duket se titulli kampion i radhës është thjeshtë një formalitet.  / TV KLAN