sadiku

Armando Sadiku e nisi duke shënuar gola, pjesën e dytë të sezonit. Sulmuesi i Kombëtares deri në fund të sezonit do të luajë për Vaduz, skuadër ku është huazuar nga Zurich. Gazeta “Blick” hap debatin nëse ishte një vendim i duhur, largimi i Armando Sadikut, që kërkonte më shumë hapësirë.

Sulmi i Zurich nuk po jep rezultat, ndërsa Vaduz, një rival direkt për mbijetesë në Superligën e Zvicrës, u përforcua me një lojtar si Sadiku. “Blick” e quan një arrogancë dhe një vendim të pakuptueshëm vendimin e trajnerit Sami Hyppia dhe stafit drejtues të Zurich.

Mjaftoi vetëm një takim që Armando Sadiku të tregonte vlerat e tij, që nuk kishin munguar edhe te Zurich, ku në pjesën e parë të kampionatit edhe pse u aktivizua pak, shënoi 5 gola. Tani Sadiku është kthyer në një kërcënim për ish- skuadrën e tij.

Tv Klan