Armando Sadiku po rezulton një afrim i duhur për Luganon, pasi falë tij skuadra nga Tiçino mori 1 pikë në përballjen direkte për mbijetesë me Vaduzin.

Me golin e shënuar në barazimin 1 – 1 sulmuesi shqiptar u bë pjesë e formacionit të javës në Superligën e Zvicrës i publikuar në të përditshmen “Blik”.

Armando Sadiku e largoi Luganon e Paolo Tramexanit nga zona e rënies edhe pse kampionati duhet të zhvillojë shumë javë të tjera. Ky ishte goli i dytë në 3 ndeshje për futbollistin shqiptar./ TV KLAN