Armando Sadiku shënoi një gol të rëndësishëm për Luganon. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare i dha fitoren skuadrës së tij në ndeshjen ndaj Sen Galen.

Supergol i Sadiku, i cili pasi mori një top në hyrje të zonës, i gjendur me shpinë nga porta goditi duke e çuar topin në skajin më të largët për portierin e skuadrës vendase.

Ky është goli i dytë për Sadikun me Luganon.

Tv Klan