Të enjten ish-Kryeministri Sali Berisha e transmetoi “live” në Facebook nga Parlamenti ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Ky i fundit, i ftuar sonte në emisionin “Zonë e Lirë” ka bërë të njëjtën gjë. Nga studio e “Zonë e Lirë”, Saimir Tahiri dhe Arjan Çani kanë hyrë “live” në Facebook. Ish-ministri i Brendshëm ka përshëndetur ish-Kryeministrin Berisha.

Saimir Tahiri:

“Doktor të bën mirë të hapësh një studio të shkosh vetëm si kameraman nëpër dasma. A mund ta pranojë si punë doktori? Doktor hajde me sukses”.

Arjan Çani:

“Doktor mirupafshim, ishte me humor”.

/

tvklan.al