SAIMIR STRATIMozaiku “Të mbrojmë tokën” i jep Guinness-in e tetë Saimir Stratit.

Pas 20 ditë punë, gjyqatarja e Rekordit Guinness, Lucia Sinigagliesi, e quajti simbolin e mëkatit, mollën e kafshuar, si mozaikun më të madh të realizuar në botë me 175 mijë pipa.

Lucia Sinigagliesi: “Është një vepër me një mesazh të fortë, siç është ai të mbrojmë tokën. Kisha dëgjuar për Saimir Stratin. Jam e lumtur që e njoha personalisht. Ka bërë një punë të shkëlqyer. Ai është një artist i madh”.

Për shqiptarin më të famshëm të Guinness, rekordi i tetë i vendosur në një nga baret e qytetit të Fierit, është kartolina që vendi ynë do të dërgojë në çdo cep të botës me mbishkrimin “Mbroje tokën”.

Pas Guinness-eve me kruajtëse dhëmbësh, penela, kokrra kafeje, gozhdë, vida dhe materiale të tjera të riciklueshme, Saimir Stratin e pret sfida e radhës.

Rekordmeni do të udhëtojë drejt Portugalisë për të realizuar mozaikun më të madh në botë me tapa të shisheve të verës në një sipërfaqe prej 110 metra katrorë.

Tv Klan