imagesPërbërësit:

Mish i grirë

Salcë domate e freskët

Qepë të grira

Vaj ulliri

Karrota të grira

Krip

Erëza

Majdanoz

Përgatitja:

Skuqim qepën në një tenxhere dhe pasi zverdhen hedhim dhe karrotat e grira, të cilat i përziejmë vazhdimisht për të mos ngjitur. Më pas shtojmë mishin e grirë. Pasi i lëmë pak minuata, hedhim salcën e domateve së bashku me kripën dhe erëzat që dëshirojmë të përdorim. Në fund i hedhim pak majdanoz për aromë më të mirë. Këshillohet të zihet për rreth 40 minuta.

tvklan.al