sacle me patellxhane dhe kos

Përbërësit:

1 kg palltëxhanë

1 kg kos i trashë

3 lugë salcë kosi

5 thelpinj hudhra

Spec djegës,

1 lugë uthull

Vaj ulliri

Kripë

Përgatitja:

Marrim palltëxhanët dhe pasi i kemi larë, i pjekim në furrë ose në zgarë. Pasi të jenë pjekur i pastrojmë lëkurën dhe i grijmë në makinë hollë, në grirëse. Në një tas shtojmë masën e përftuar dhe më pas hedhim thelpinjtë e hudhrës dhe specin djegës.

Pasi i trazojmë mirë për të krijuar një masë kompakte, shtojmë një nga një kosin, salcën e kosit, vajin e ullirit dhe uthullën.

Në fund e rregullojmë me kripë. Salca duhet të qëndrojë në frigorifer rreth 6 orë përpara së të shërbehet/tvklan.al