salsaPërbërësit:

500 g patëllxhanë

1 limon

100 g kos

3 thelbinj hudhër

kripë

majdanoz

vaj ulliri

Përgatitja: Gatuajmë patëllxhanët në avull dhe më pas i vendosim të ftohen në ujë dhe lëng limoni.

Pasi të jenë ftohur i heqim lëkurën dhe përziejmë mirë e mirë tulin.

Lart i shtojmë kosin, kripën, hudhrën dhe majdanozin të grira imët dhe në fund i shtojmë pak vaj ulliri.

Kjo salcë është specialitet i kuzhinës arabe.

Mund të përdoret për të shoqëruar ushqimë të ndryshme.

tvklan.al/e.k