sallata cezar

Përbërësit:

300 gram sallatë jeshile

100 gram djathë parmixhano në feta të holla

2 feta bukë të bardhë

1 veze të zjerë

2 thelpinj hudhra

10 lugë vaj ulliri

1 lugë uthull e bardhë vere

1 lugë e vogël salcë Worcestershire

½ lëng limoni

Kripë e pipër sipas dëshirës

Përgatitja:

Në fillim përgatisim vetë salcën me të cilën do ta spërkasim sallatën.

Hedhim në mikser vezën, lëngun e limonit, uthullën, salcën Worcestershire, kripën e piperin, i shtojmë gradualisht vajin e ullirit dhe e përziejmë të gjitha për pak sekonda deri sa të formohet një masë në formë majonese, e njëtrajtshme.

Presim fetat e bukës në kubik të vegjël dhe i skuqim me pak vaj ulliri bashkë me hudhra të shtypura.

Pastrojmë sallatën jeshile, e presim hollë dhe e vendosim në pjatën ku do ta shërbejmë.

Shtojmë sipër saj kubikët e skuqur të bukës, feta të holla djathi parmixhano dhe salcën e përgatitur. Sallata është gati për tu shërbyer.

tvklan.al