sallatePërbërësit:

Fruta të ndryshme 1 kg

Sheqer 2 – 3 lugë gjelle

Lëng limoni 1 lugë gjelle

Liker 2 lugë gjelle

Bajame ose arra të qeruara 2 lugë gjelle

Përgatitja:

Merren frutat sipas sezonit (3 – 4 lloje) qerohen, priten në kubikë mesatarë, vendosen në pjatancë, spërkaten me lëng limoni, pak liker ose në mungesë verë të ëmbël dhe sheqer. Më pas lihet në frigorifer për 30 minuta. Sallata me fruta nuk duhen lënë shumë kohë në frigorifer pasi i prishet shija dhe pamja. Sipas dëshirës sallatës i hidhen bajame ose arra të pjekura të shtypura. Përgjatë stinës së verës mund t’i hidhet dhe pjepër.

tvklan.al