Sallate-dardha-rukola-parmigianoPërbërësit për 8 persona:

4 dardha të mëdha

1 limon (lëngun)

2 tufa rukola

Kripë dhe piper

80 gr parmixhiano

Vaj dhe açeto balsamiko

40 gr arra të qëruara

Përgatitja:

Lajmë dardhat, i ndajmë në mes, heqim farat dhe më pas i presim në feta të holla, pa i qëruar.

I vendosim fetat e dardhës në një tas dhe i spërkasim me lëngun e limonit në mënyrë që të mos nxihen.

Në një tjetër tas vendosim rukolan (edhe ashtu të egër mjafton që të jetë larë dhe tharë mirë e mirë), shtojmë arrat të prera me copa të mëdha, parmixhiano të prerë me feta të hodha, açenton, vaj, kripë dhe poper dhe më pas i përziejmë në mënyrë që të marrin shije.

Lart i shtojmë fetat e dardhave dhe i përziejmë me kujdes.

e.k