Përbërësit:

Një filxhan quinoa

200 gr ton

300 gr pomodorini

200 gr misër

Vaj ulliri

Disa gjethe borzilok

Kripë

Përgatitja:

Fillimisht shpëlajmë mirë quinoan disa herë me ujë të ftohtë. Në këtë mënyrë eleminojmë substancën e sponinës që i bën kokrrat e hidhura.

Kur uji të jetë tërësisht i pastër quinoa është gati për gatim.

E vendosim në tenxhere dhe i shtojmë ujë në raportin 2 me 1. Kur quinoa e ka thithur të gjithë ujin, e lëmë të ftohet.

Presim domatet dhe ia shtojmë quinoas së bashku në misrin dhe me tonin. E rregullojmë me kripë dhe vaj ulliri dhe i shtojmë dhe gjethet e borzilokut./tvklan.al