Përbërësit:

200 gr proshutë

200 gr djathë kaçkavall

5 vezë të ziera

200 gr majonezë

1 – 2 ajkë e thartë

4 patete të ziera

pak rrepka të kuqe

kripë

Përgatitja:

Pastrojmë mirë patatet, i ziejmë dhe më pas i heqim lëkurën. Pastrojmë gjithashtu vezët.

Grijmë në rende proshutën. Përziejmë bashkë ajkën e thartë dhe majonezën.

Në një enë dekorative prej qelqi vendosim një shtresë me patate të grira dhe i shtojmë pak kripë. Sipër shtresës së patateve vendosim përzierjen e majonezës dhe ajkës së thartë.

Shtojmë proshutën me rende (e cila mund të zëvendësohet me raste me sallam) dhe e lyejmë sipër me ajkë dhe majonez.

Grijmë në rende 2 vezë të plota dhe djathin kaçkavall. Veçmas, grijmë në rende të bardhat e 3 vezëve të tjera. Masën e grirë të vezëve të plota e hapim në gjithë sipërfaqen e enës.

Shtojmë djathin e grirë kaçkavall, ndërsa 3 të verdhat e mbetura të vezëve i grijmë veç dhe i vendosim në mes të sallatës.

Për dekorimin e enës ndajmë pak nga të bardhat e vezëve dhe i ngjyrosim me lëngun e rrepkave të kuqe. Më pas vendosim fletë majdanozi, toptha nga të bardhat e vezëve, si dhe nga të bardhat e vezëve të ngjyrosura.

Në fund, dekorimit i shtojmë fletë majdanozi dhe sallata është gati./tvklan.al