Duket se menaxherit të Anglisë, Sam Allardyce nuk i ka mjaftuar rroga që merr në fund të muajit duke u bërë viktimë e kamerës së fshehtë të realizuar nga “The Telegraph”. Gazetarët e të përditshmet britanike i janë shfaqur trajnerit si biznesmenë dhe kanë arritur të bien dakord duke e korruptuar atë, për 400 mijë paund.

Federata Angleze e Futbollit është duke hetuar akuzat ngritur ndaj Allardyce nga gazeta të paraqitur si “investitorë” , të cilët kërkonin ndihmë për të shmangur disa rregulla të Federatës Angleze të Futbollit për transfertat e lojtarëve.

“The Telegraph” ka pamjet filmike dhe thotë se që nga gushti, dy bashkëpunëtorë të saj iu paraqitën trajnerit të kombëtares së “Tre Luanëve” si investitorë nga Lindja e Largët.

61-vjeçari ende nuk i është përgjigjur akuzave, ndërsa Federata Angleze ka kërkuar nga gazeta pamjet filmike të plota.

Në reagimin e parë, FA thotë se është duke hetuar paraprakisht nëse është shkelur kodi i saj etik e më pas edhe kontrata e nënshkruar me trajnerin.

Sam Allardyce zëvendësoi në postin e trajnerit të Anglisë, Roy Hodgson, në muajin korrik, i cili u largua pas eleminimit të turpshëm ndaj Islandës në Europian.

Në të shkuarën ka drejtuar një sërë skuadrash të vogla, ku më të njohura janë Sunderland dhe West Ham.

“Dua të gjitha faktet dhe pamjet filmike të plota për të bërë një gjykim në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur”

, është shprehur Greg Clarke për “The Times”.

“Drejtësia kërkon të studiojë çështjen përpara se të marrë vendime dhe nuk është e përshtatshme që të paragjykohet çështja

“, ka shtuar më tej përfaqësuesi i federatës.

Pronësia e palëve të treta për transfertat e lojtarëve janë të ndaluara nga Federata Angleze që në vitin 2008.

Gjatë takimit me biznesmenët, të cilët ishin gazetarët të fshehtë, i dyshuari Allardyce tha se “nuk është problem” për të shmangur rregullat e federatës.

Nga gazeta është pohuar më tej se nëpërmjet kësaj marrëveshjeje shefi i Anglisë ka kërkuar shumën prej 400.000 paund “investitorëve” të infiltruar nga Lindja e Largët.

Allardyce i tregon gazetarëve të fshehtat se çdo marrëveshje duhet të jetë e pastër nga Federata Angleze e Futbollit.

Transfertat e lojtarëve janë përshkruar si një formë “skllavërie” nga ish-presidenti i UEFA-s Michel Platini.

FIFA ka ndaluar praktikën e kontaktorëve që në maj të 2015./tvklan.al