JunkerLiderët e Bashkimit Europian mblidhen sot dhe nesër në Bruksel në samitin e fundvitit, në fokusin e të cilit do të jenë çështjet ekonomike të Unionit.

Krerët e vendeve anëtare do të diskutojnë në detaje planin e investimeve në infrastrukturë prej 135 miliardë eurosh të Ppresidentit të Komisionit Xhan – Klod Junker.

Në axhendën e bisedimeve do të jetë dhe Rusia, por nuk parashikohet që liderët të vendosin sanksione të reja.

Këto masa kanë për qëllim që të ulin mundësinë e eksplorimit për naftë dhe gaz nga Rusia, e vetme, në Detin e Zi.

Ndërsa do t’i jepet mbështetje Ukrainës në procesin e saj të integrimit europian.

Tv Klan