Samiti i BERZHIT në Londër është shoqëruar me debate dhe  batuta mes Kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe atij Serb Aleksander Vuçiç. Ky i fundit  i është përgjigjur me batutë homologut të tij shqiptar, i cili tha se “BE është më i kujdesshme ndaj Serbisë sesa ndaj Shqipërisë, sepse shqiptaret nuk kane  Rusinë.

“Kështu, ata ende nuk liberalizojnë vizat për qytetarët e Kosovës, neve na thonë ju jeni duke ecur shumë mirë, por keni ende për të bërë. Ndërsa ai fluturon në Rusi dhe merr hapjen e negociatave.”- citohet të ketë thënë kryeministri Rama.

Pergjigjia e Vuçiç ishte se nuk e dinte që edhe në Shqipëri ka nisur fushata elektorale, ashtu si në Serbi.

Më tej ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Rama, duke thënë se ai bën fushatë vetëm në mbështetje të homologut të tij serb.

E pas thumbimeve dhe batutave të shkëmbyera, Vuçiç tha se qëllimi kryesor i vendit të tij është integrimi në BE, por bashkë me të kërkon të ruaj dhe marrëdhëniet e mira tradicionale me Rusinë.  Në fjalën e tij në samit kryeministri Rama theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik me Bankën Europiane për rindërtim dhe zhvillim por dhe bashkëpunimin mes të gjithë vendeve të Ballkanit perëndimor që sipas tij është themeli për rritje ekonomike të qëndrueshme në secilin prej vendeve të Ballkanit.

Rama u bëri thirrje investitorëve të huaj që të drejtojnë sytë nga Shqipëria.

Tv Klan