Kryeministri i kosovës Ramush Haradinaj nuk do të marrë pjesë në samitin për biznesin që mbahet në Shkup, ku janë ftuar liderët e Ballkanit Perëndimor.

Mediat në Kosovë raportojnë se shkak për mungesën e tij është përplasja me Malin e Zi për çështjen e demarkacionit.

Shefi i kabinetit të kryeministrit reagoi duke konfirmuar se Haradinaj nuk do të marrë pjesë në këtë samit, por e argumentoi me axhendën e ngjeshur të kreut të qeverisë kosovare.

Në samit pritet të marrë pjesë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, ai i Malit të Zi, Dushko Markoviç dhe kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjës e Hercegovinës, Denis Zvizdiç.

Samiti do të presë 150 përfaqësues të biznesit nga Europa Juglindore.

KLAN PLUS