Samsung ka zbuluar planet e saj për teknologjinë e së ardhmes 5G dhe po bën testime nëpër glob.

Firma koreane zbuloi një gamë produktesh me bazë 5G –në, gjatë eventit Mobile World Congress, të mbajtur në Barcelonë.

Këto produkte synojnë që ta bëjnë më të lehtë për të aplikuar rrjetin 5G, në krahasim me procesin e gjatë që u desh për përhapjen e 4G –së.

“Samsung ka qenë e fokusuar tek 5G prej gati gjysmë dekade dhe prezantimi i këtyre produkteve përfaqëson kulmin e një pune të madhe dhe angazhimin në industri

”, tha Paul Kyungwhoon Cheun, Zv/Presidenti Ekzekutiv i Samsung.

Sipas tij, duke e paraprirë teknologjinë 5G me produkte të cilat janë krijuar në funksion të saj, do të jetë më e lehtë përhapja e tij dhe do të ketë të dhëna paraprake për shërbimet e reja që do të ofrojë kjo gjeneratë e re e rrjetit./tvklan.al