Carla-NicolasPavarësisht se Nikolas Sarkozy është nën hetim për korrupsion, ai vazhdon të shijojë jetën si më parë, krah gruas së bukur, Carla Bruni.

Çifti Sarkozi janë duke pushuar në Cap Negre të Francës dhe janë fotografuar teksa bënin xhiro me një motor “Vespa“ dhe pa helmeta në kokë.

Menjëherë pas publikimit të këtyre fotove, në internet filluan polemikat dhe ironitë se përse “dy të dashuruarit“ nuk përdorin helmeta.

M. Sejdini