Sassuolo humbet ndeshjen me Pescara në tavolinë me rezultatin 3 – 0. Komisioni i Disiplinës në Ligën Italiane të Futbollit dha ndëshkimin pas aktivizimit të Antonino Ragusa, i cili rezulton i pafederuar.

Mesfushori me tipare sulmuese u afrua nga Cesena më 26 Gusht, por sipas zyrtarëve të Ligës së Futbollit dokumentacioni nuk është dorëzuar. Menjëherë reagimi i klubit të Sassuolo duke e justifikuar të gjithë me problemet në postën elektronike.

Një lajm i mirë për Pescara që fiton 3 pikë në renditje, por që penalizon Rei Manajn. Goli i tij i parë në Serie A nuk llogaritet më. Sulmuesi i Kombëtares shënoi në sfidën e 28 gushtit, që u mbyll në fushë me rezultatin 2 – 1 për Sassuolo.

Tv Klan