Elon Musk po përballet me disa kritika të forta në rrjetet sociale pas ankesave nga Kina se stacioni i saj hapësinor u detyrua të shmangte përplasjen me satelitët e tij.

Pekini deklaroi se stacioni hapësinor vendas pati dy “përballje të afërta” me satelitët e projektit Starlink të Musk. Por ankesat e Kinës të paraqitura në agjencinë hapësinore të Kombeve të Bashkuara, nuk janë identifikuar ende. Në dokument thuhet se ngjarjet ndodhën më 1 Korrik dhe 21 Tetor.

Pas publikimit të ankesës, Musk, projekti i tij Starlink dhe SHBA-të u kritikuan në rrjetin social të Kinës, Weibo. Satelitët e tij u quajtën “grumbull mbeturinash hapësinore”, “armë amerikane për luftë kozmike”dhe vetë Elon u cilësua si “një armë e re e krijuar nga qeveria amerikane dhe ushtria”.

SpaceX nuk ka pranuar të flasë mbi çështjen. Vetë Musk është mjaft i njohur në Kinë pasi kompania tjetër e tij, Tesla, ndodhet nën mbikëqyrjen e autoriteteve rregullatore./tvklan.al