Udhëheqësi shpirtëror i Iranit, Ajatollahu Ali Khamenei është Hitleri i Lindjes së Mesme. Etiketimi mbërrin nga Princi i kurorës së Arabisë Saudite Muhamed Bin Salman, i cili sapo ka marrë frerët e pushtetit në vendin më të fuqishëm të Lindjes së Mesme.

Në një intervistë për ‘New York Times’, princi ka thënë se arabët kanë nxjerrë mësime nga Evropa dhe se procesi i paqes dhe dialogjeve nuk funksionojnë. Bin Salman ka shtuar se nuk do të lejojnë një Hitler të ri në Iran që të përsërisë atë që ndodhi në kontinentin e vjetër. Por nuk specifikoi se cilat nga politikat naziste mund të ndiqen nga Irani, duke ju referuar genocidit, kampeve të përqëndrimit apo nxitja e një lufte botërore.

Mes Arabisë Saudite dhe Iranit marrëdhëniet gjatë kohëve të fundit janë përkeqëuar. Arabia e konsideron Iranin si finacuesin kryespor të terrorizmit, duke mbështetur fort linjën e ndjekur nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili ngre të njëtat akuza. Të dy vendet i referohen suportit të Iranit për Hamas në Palestinë dhe forcave rebele në Yemen, ku aktualisht po zhvillohet një luftë nën drejtimin e Arabisë Saudite.

Burimi: Klan Plus