Scarlett JohansonYlli i Hollywoodit, Scarlett Johanson dhe partneri i saj, gazetari francez, Romain Dauriac kanë vendosur ta finalziojnë në martesë romancën e tyre.

Sipas “New York Post”, aktorja dhe gazetari do të martohet në muajin gusht por data e saktë ende mbahet sekret.

Ndoshta edhe Scarlett si shumë yje të tjerë të showbizzit do t’i mbajë larg mediat në ditën më të rëndësishme të jetës.  Përveç martesës, Scarlett pret që së shpejti të bëhet edhe nënë për herë të parë.

Aktorja ka qenë e martuar prej vitit 2008 deri në vitin 2011 me Ryan Reynolds.

M. Sejdini