Ka marrë çmimin botëror për impiantet diellore dhe tashmë mund të konsiderohet një rekord botëror.

Stadiumi i Schaffhausen, ekip në ligën e dytë në Zvicër është jo vetëm një arenë futbolli por edhe një stacion elektrik. Impianti është i gjithi i mbuluar me panele diellore.

Sistemi i ‘Lipo Park Stadion’ prodhon 50% më shumë energji nga sa konsumon, bashkë me njësitë e shërbimit që gjenden brenda tij.

Presidenti i Agjencisë Diellore të Zvicrës ka deklaruar se me tepricën e energjisë së prodhuar mund të karikohen 300 makina elektrike. Stadiumi ka marrë një çmim për këtë investim të bërë pas shumë bisedimesh me autoritetete të kanton Schaffhausen.

Stadiumi jo vetëm që është shkëputur nga rrjeti elektrik i kantonit por edhe po prodhon të ardhura me shitjen e tepricës. Ky është projekti me i madh realizuar ndonjëherë në një stadium futbolli.

Stadiumi i Schaffhausen u inagurua në fund të shkurtit të këtij viti dhe kushtoi 60 milionë euro.

Tv Klan