schMinistri gjerman i financave Wolfgang Schauble shprehet i gatshëm për të ndihmuar Greqinë edhe më tej nëse do të jetë e nevojshme, por me kushtin që Athina të respektojë detyrimet e vendosura nga Bashkimi Evropian.

Në një intervistë për të përditshmen gjermane “Rheinische Post”, Schauble theksoi se nëse brenda vitit 2015 Greqia do të ketë respektuar të gjitha detyrimet , përfshirë këtu edhe shlyerjen e një pjese të borxhit, Gjermania do të jetë e gatshme për t’i ardhur Greqisë në ndihmë nëse do të jetë e nevojshme.

 

Redaksia/e.k