Spekulimet e deritanishme që kanë qarkulluar rreth pajisjeve të reja nga Apple, kanë sugjeruar se kompania do të sjellë 3 modele të iPhone, duke përfshirë edhe iPhone 7 Pro.

Ndërkohë, sipas një raporti të ri, bëhet e ditur se Apple do të lançojë vetëm dy pajisje, iPhone 7 me ekran 5 inç dhe 7 Plus me ekran prej 5.5 inç.

iPhone-ët e ri do të vijnë me një numër përditësimesh dhe karakteristikash të reja që përfshijnë procesorin A10 dhe RAM memorien prej 3GB.

Specifikat e tjera të pajisjeve, po ashtu pritet të jenë ekranet me rezolucione të përmirësuara dhe kamerat e reja. iPhone 7 pritet të ketë kamer 12 megapixel, ndërsa iPhone 7 Plus kamer dyshe 12 megapixel.

Të dy pajisjet do të funksionojnë përmes sistemit të ri operativ të Apple, iOS 10.

Këto pajisje pritet të lançohen muajin tjetër dhe të dalin në shitje më 16 Shtator./tvklan.al