Vijon seanca e sotme plenare për zgjedhjen e presidentit Kosovës. Aktualisht po flasin disa nga përfaqësuesve të grupeve parlamentareve, përpara se të shkohet në votim

Në sallë janë të pranishëm 104 deputetë, ndër të cilët dhe deputetja e Lëvizjes Vetëtvendosja, Albuena haxhiu, e cila është sjellë në Kuvendin e Kosovë, nën shoqërimin e forcave poliscole, njofton Klan Kosova.

Në sallën e Kuvendit mungojnë katër deputetë të LDK-së të cilët njoftuan më herët se nuk do të marrin pjesë në Seancë. Ata janë: Vjosa Osmani, Adem Salihaj, Shpejtim Bulliqi dhe Hatim Baxhaku.

Ndërkohë që të pranishëm në sallë janë dhe deputetët e Listës Serbe.

Në fjalën e tij, drejtuesi i kreu i “Vetëvendosjes” Visar Ymeri, akuzon Thaçin që e shiti sovranitetin e vendit për t’u bërë president.

“Nëse votimi për presidentin rezulton i suksesshëm, ky vend s’do të mund t’i hapë më sytë. Republikë s’do të ketë, përderisa në krye të saj vendoset një njeri i tillë”, ka thënë ai. 

Ndërkohë që brenda në sallë vijojnë replikat, përpara Kuvendit të Kosovës ndodhen qytetarë që protestojnë kundër Thaçi president./tvklan.al