Megahiti i Koresë së Jugut ka qenë kënga më e ndjekur e faqes së YouTube për pesë vitet e fundit.

Video surreale u bë kaq popullore saqë “theu” debutimin e YouTube, duke tejkaluar numrin maksimal të mundshëm të shikimeve (2,896,921,704) dhe duke e detyruar kompaninë të rishkruante kodin e saj.

Por kënga tashmë u la pas nga një tjetër video muzikore, e cila është kënga e Wiz Khalifa dhe Charlie Puth’s me “See You Again”.

Balada prekëse tani është parë 2,905,414,903 herë, duke mposhtur Psy-në me këngën “Gangnam Style”, i cili numëron aktualisht 2,896,913,826 shikimesh. 

Nëse një person do të dëgjonte secilën prej këtyre këngëve në mënyrë të vazhdueshme, do t’i duhej të kishte filluar gjatë kulmit akullnajor të epokës së fundit të akullnajave.

“Iu bashkova YouTube-t në vitin 2007, duke shpresuar që të bëja një video që do të arrinte 10,000 shikime”,

shkruajti Charlie Puth në Twitter.

“Sapo dëgjova për See You Again… Uau.”

Kënga është shkruajtur për filmin aksion “Furious 7”, në nder të aktorit Paul Walker, i cili ndërroi jetë në një aksident automobilistik përpara se filmi të përfundonte. Me tekstin e saj të ndjeshëm, ku thuhet

“ka qenë një ditë e gjatë pa ty miku im dhe do të të them gjithçka për këtë kur të të shoh përsëri

“, ”See You Again” është bërë një nga këngët pop më të kërkuara për funerale në Mbretërinë e Bashkuar.

Ka qenë kënga më e shitur në mbarë botën në vitin 2015 dhe u nominua për këngën më të mirë në dy Grammys dhe Oscars.

Videoklipi përmban skenën përfundimtare të Furious 7, ku dy personazhet kryesore, Dominic Toretto (Vin Diesel) dhe Brian O’Conner (Cody Walker, i cili zëvendësoi vëllanë e tij, Paul), vozisin krah për krah, duke ndarë një buzëqeshje për herë të fundit përpara se të nddjekin rrugë të veçanta gjatë perëndimit të diellit. Ndërsa kamera ngrihet në qiell, videoklipi përfundon me një shkrim, ku thuhet “Për Paul-in”.

“See You Again” arriti 1 miliard shikime në gjashtë muaj dhe në Shtatorin e vitit të kaluar arriti 2 miliard shikime.

Sidoqoftë, sundimi i tij si videoklipi më i shikuar i YouTube mund të jetë i shkurtër, pasi “Despacito” i këngëtarit Luis Fonsi ka arritur 2.5 miliard shikime në vetëm gjashtë muaj dhe deri më tani nuk tregon shenja të ngadalësimit të këtij ritmi.  

Kënga e portorikanit, me një përzierje gjuhës spanjolle dhe angleze, ka qenë numri një në Britani të Madhe për tetë javët e fundit, falë një remix-i me Justin Bieber.

Por kushdo që merr titullin është lajmi i mirë për Universal Music, që i zotëron të treja këngët.

Ndërkohë, 47 nga 50 klipet më të mira në YouTube janë video muzikore, gjë që dëshmon rëndësinë e faqes së transmetimit për industrinë e muzikës, pavarësisht faktit që të dy palët janë të bllokuara në një betejë për pagesat marramendëse.

Sipas analizave nga Midia Research, çdo transmetim në YouTube gjeneron 0.001$ për industrinë e muzikës. Nëse kjo analizë është e saktë, do të thotë se këngët e Wiz Khalifa dhe Charlie Puth kanë fituar 2.9 milion dollarë nga YouTube, përafërsisht të njëjtën sasi që ka bërë nga 665 milionë transmetime në Spotify.

Klasifikimi i 10 këngëve më të shikuara në Youtube:

1) Wiz Khalifa – See You Again (ft Charlie Puth)

2,905,414,903

2) Psy – Gangnam Style

2,896,913,826

3) Justin Bieber – Sorry 2,639,064,597

4) Mark Ronson – Uptown Funk (ft Bruno Mars)

2,552,161,851

5) Luis Fonsi – Despacito (ft Daddy Yankee)

2,513,668,484

6) Taylor Swift – Shake It Off

2,251,357,077

7) Enrique Iglesias – Bailando

2,235,780,356

8) Maroon 5 – Sugar

2,154,202,054

9) Katy Perry – Roar

2,132,965,925

10) Taylor Swift – Blank Space

2,102,915,801

/tvklan.al

https://www.youtube.com//embed/RgKAFK5djSk