Sekjo

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka shfrytëzuar daljen e radhës për mediat për të qetësuar sërish qytetarët shqiptarë se cilatdoqofshin zhvillimet në Greqi dhe sistemi bankar atje, ato nuk prekin bankat me kapital grek në vendin tonë.

Sejko tha se është lëshuar edhe një urdhër i cili ndalon çdolloj transferte apo kapitali nga bankat greke në Shqipëri, drejt bankave mëmë.

Deklaratat Sejko i bëri gjatë prezantimit mbi vendimmarrjen e politikës monetare të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë e cila vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.0 %.

Në raportin e  politikës monetare kërkesa e brendshme private vlerësohet e dobët. Familjet shqiptare vlerësohet të kenë konsumuar më pak si pasojë e pamundësisë financiare nga pagesa e borxhit të prapambetur të faturave të energjisë elektrike.

Tv Klan