Gjatë takimeve të Klubit të Guvernatorëve të vendeve të Azisë Qendrore, Rajonit të Detit të Zi dhe Ballkanit, kreu i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ishte folësi kryesor në panelin me temë “Rritja e qëndrueshme globale”.

Guvernatori u shpreh se pas tejkalimit të krizës financiare, ekonomia globale po fiton ritëm dhe se në fokus të vendeve ka qenë trajtimi i pasojave të krizës dhe nxitja e një rimëkëmbjeje sa më të shpejtë.

Ai bëri një pasqyrim të situatës ekonomike në vendin tonë, ku tha se përveç faktit që kreditë e këqija kanë rënë ato duhet të ulen më tej, ndërsa tashmë duhet forcuar mbikëqyrja e tregjeve financiare jo – banka.

Klubi i guvernatorëve është themeluar në vitin 1998 me nisëm të Turqisë, ndërsa takimet e këtij viti u zhvilluan në Bodrum.

Tv Klan