1888 kilogramë  kanabis është sekuestruar nga policia gjatë një aksioni në Skrapar i koduar “Bogovë”.

Operacioni u zhvillua në fshatin Përparim, ku në tre banesa u gjetën 1,3 ton kanabis. Ndërsa pjesa tjetër e drogës 570 kilogramë, u gjet e braktisur në rrugën Poliçan-Bogovë e futur në disa thasë.

Sasia e parë e drogës prej 820 kilogramësh u gjet në banesën e Islam Zylyftarit e ngarkuar në një kamion.  Ai është arrestuar në flagrancë nga policia.

Në banesën e shtetasit V.Z i shpallur në kërkim janë gjetur 50 thasë me bimë narkotike marijuanë me peshë rreth 485 kg.

Në banesën e tretë në pronësi të shtetasit M.Z edhe ky i shpallur në kërkim është gjetur një sasi prej 5 kg.

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar 3 armë zjarri dhe 40 fishekë.

Në kërkim janë shpallur 3 persona, një banues në Përmet dhe dy të tjerë që jetojnë në Durrës./ TV KLAN

***

Njoftimi i Policisë:

Si rezultat i operacionit të koduar Policisë “Bogovë”,  në fshatin Përparim, Berat, në banesën në pronësi të Islam Zylyftari është gjetur një kamion i ngarkuar me bimë narkotike marijuanë ku pesha e lëndës ishte rreth 820 kg.

Në banesën e dytë në pronësi të V.Z janë gjetur 50 thasë me bimë narkotike marijuanë me peshë rreth 485 kg.

Në banesën e tretë në pronësi të M.Z është gjetur një sasi prej 5 kg.

Po në vijim të operacionit janë gjetur të braktisura në rrugën nacionale Poliçan-Bogovë, në vendin e quajtur “Lëmi” 133 qese transparente (vakumi) me lëndë narkotike marijuanë me peshë rreth 576 kg.

Sasia e lëndës narkotike e sekuestruar në total është 1888 kg marijuanë.

Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar gjithashtu 3 armë zjarri dhe 40 fishekë.

Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar Islam Zylyftari 56 vjeç banues në Skrapar, si dhe janë shpallur në kërkim F.B 50 vjeç, banues në Përmet, M.Z 80 vjeç, banues në Durrës, dhe V.Z 62 vjeç, banues në Durrës.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.