Mund të mendoni se keni përpara syve fotografi të ndryshme të peisazhit të Britanisë, por nuk është ashtu siç duket.

Këto imazhe nuk janë të shkrepura nga një aparat fotografik, por vijnë falë duarve dhe punës së artistit 45- vjeçar.

3

Darren Reid nga Belper, Angli, kalon orë të tëra me pikturat e tij të vështira dhe tepër realiste. Ai pohon se vetëm 4 vite më parë ka prekur penelin, pavarësisht faktit se kjo ka qenë një ëndërr që kur ai ishte në shkollë, pasi spikaste për talentin e tij të natyrshëm.

 “Gjithmonë më nxiste ajo dëshira për të pikturuar, që në shkollë, por vetëm se nuk kam gjetur kohë për këtë. Nuk kam bërë asnjë trajnim, por gjithmonë jam përpjekur që të jap më të mirën në pikturat e mija. Gjitmonë e kam ditur se do të jem një piktor realist, dhe kjo është ajo që unë dua”-

shprehet ai.

Gjithashtu ai thotë se në pikturat e tij mund “të lexosh”, pasi ato kanë një përmbajtje.

“Shumica e pikturave kanë një kuptim dhe një tregim, ndonjëherë është i dukshëm, ndonjëherë ju duhet të sforcoheni paksa për ta kuptuar atë”-

ka shtuar ai./tvklan.al