gjumiGjumi është shumë i rëndësishëm dhe si i tillë duhet të marrë kohën e vet. Është shumë e rëndësishme që vetes tuaj t’i vini orar për të fjetur. Nëse keni probleme me gjumin ja se cilat janë 10 mënyrat që psikologët sugjerojnë, se do t’ju ndihmojnë të bini herët për të fjetur.

1-Bëni në dush të ngrohtë para se të bini për të fjetur. Ju qetëson dhe do t’ju sjellë gjumin shpejt.

2-Kur të shtriheni për të fjetur bëni ushtrime me frymëmarrjen tuaj. 8 herë duke qëndruar me kurriz, 16 herë nga e djathta, 32 herë nga e majta. Ju do t’ju ketë zënë gjumi përpara se të mbaroni numërimin.

3-Bëni një listë me gjërat që ju shqetësojnë dhe përpara se të bini për të fjetur mos i kujtoni ato.

4-Mos i ngatërroni mërzitjet dhe stresin e ditës me kohën e gjumit. Para se të bini në shtrat mundohuni të relaksoheni sa më shumë.

5- Konsumoni darkën herët. Mos hani ushqim përpara se të bini në gjumë. Kjo nuk është në të mirë të shëndetit tuaj, por as nuk do t’ju lejojë të flini shpejt dhe të bëni gjumë të rehatshëm.

6- Thuaj një frazë përmendësh. Mund të jetë thjeshtë një “ommm” të cilën ju e përsërisni me mendjen tuaj disa herë derisa t’ju vijë gjumi.

7- Kur bini për të fjetur, duhet të flini! Ajo që shumë prej njerëzve bëjnë është se përpara gjumit dërgojnë mesazhe, logojnë në rrjetet sociale apo zgjedhin mënyra të tjera që ja u largojnë gjumin. Ajo që duhet të bëni është se kur bini për të fjetur duhet të tentoni të flini.

8- Freskojeni dhomën tuaj. Përpara se të bini për të fjetur lëreni për pak kohë dritaren e dhomës së gjumit hapur.

9- Shkruani ose lexoni. Është mënyra më e mirë që të ndjeni lodhjen dhe të bëni që gjumi t’ju vijë shpejt.

10- Testo vetveten. Ben Franklin gjithmonë para se të binte për të fjetur “gjykonte” vetveten se çfare kishte bërë gjatë ditës. Ju do të ndiheni mirë nese peshoni ato që keni thënë, takimet që keni bërë, etj.

tvklan.al