Ndiheni keq? Hiqini të gjitha rrobat, pasi duke qenë të zhveshur do të ndiheni më të lumtur dhe me të kënaqur me trupin tuaj. Në këtë përfundim ka arritur një studim i realizuar në Britani.

Nudistët shpesh pretendojnë se të qëndruarit pa rroba i bën ata të ndihen më të lumtur, më shumë se të veshur.

Hulumtuesit kanë realizuar disa studime lidhur me kënaqësinë e trupit me dhe pa rroba. Ata dolën në rezultatin se të ndenjurit pa rroba i  bën njerëzit më të lumtur me trupin e tyre.

Pjesë e studimit ka qenë dhe një aktivitet nudistësh, ku rezulton se ata janë shumë të lumtur dhe të kënaqur me trupin, madje edhe me jetën e tyre.

Studimi, i publikuar në

Journal of Happiness

, arriti në përfundimin se duke ndenjur pa rroba, edhe në prani të njerëzve që nuk njihni, do ndiheni shumë mirë me veten tuaj./tvklan.al